SITUATA NGA RESHJET E DËBORËS NË QARKUN DIBËR
Qarku i Dibrës është përfshirë të shtunën nga reshje të dendura dëbore duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Si pasojë, aksi rrugor në bypass Qafë Murrizë, është bllokuar herë pas here. Deri në orët e mesditës në akset Peshkopi-Maqellarë-Bulqizë dhe Peshkopi-Kala e Dodës-Kukës qarkullimi i makinave bëhej me zinxhirë.