Edhe problemi i rrugës Ura e Matit – Rrëshen është i kahershëm pasi nuk është marrë asnjë masë për të ndaluar degradimin e shembjes së pjesës hyrëse të urës që ndan Matin me Rrëshenin. Zgavra e brendshme nën urë vijon të zgjerohet si rezultat i rrëshqitjes së zhavorrit nga uji që rrjedh mbi rrugë.
Situata është vërtetë problematike sa i përket hyrjes së urës e cila mund të rezultojë fatale për drejtuesit e mjeteve që nuk e njohin gjendjen. Kjo pasi gërryerja ka arritur deri në thellësi duke krijuar një boshllëk me të paktën dy metra nën karrexhatë.
Në gjendje të rënduar mbetet i gjithë aksi rrugor nga Lapidari – Zenisht në Perlat të Mirditës. Edhe pse ARRSH deklaroi pak javë më parë se do ta inventarizonte këtë rrugë duke ja propozuar Këshillit të Ministrave, kjo ende nuk ka ndodhur, duke bërë që i gjithë aksi të mbetet në mëshirë të fatit.