Situata atmosferike në Burrel por edhe në të gjithë vendin do të nisë me mot të kthjellët dhe temperatura të larta, por shumë shpejt, situata do të ndryshojë pasi mesjava sjell reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, shira që mbeten prezent thuajse gjatë gjithë 10-ditëshit të parë të muajit.
Por, nuk do të ndodhë e njëjta gjë me temperaturat e ajrit; ato do të mbeten të larta në shumicën e ditëve kur priten maksimume 25-26°C duke përjashtuar 2-3 mëngjese të cilat pritet të jenë vërtet të freskëta duke ri-shfaqur dëborën në zonat e thella malore në Veri të vendit.
Ndërsa në terma afatgjatë, prilli 2019, por edhe muaji maj do të përmbyllin një pranverë më të freskët dhe më të thatë se pranvera e vitit të shkuar.
Letra e hapur e Muharrem Haklajt kundër Berishës
Dua të flas për vuajtjet, shkatërrimet dhe krimet, që i janë shkaktuar popullit tonë, pas vitit 1992, në periudhën që u quajt dhe po quhet “Demokraci”, që veç e tillë nuk është.
Në kohën që Ramiz Alias (qëllimisht apo nga pazotësia), ia dorëzoi pushtetin Sali Berishës me suitën e tij, filluan fatkeqësitë dhe filloi shkatërrimi i çdo gjëje të ndërtuar me djersën e popullit, pa pagesë, ose me paga shumë të vogla.
U shkatërruan fabrika, kombinate, uzina, kanale e rezervuar për ujitje, etj. Si shembull, Kombinati i Tekstileve në Tiranë kishte rreth 11 000 të punësuar, pa përmendur që në vendin tonë nuk kishte të papunë.
Me ardhjen e Sali Berishës në pushtet dhe me thirrjet e tij që të shkatërrohet çdo gjë e ndërtuar nga komunizmi, si dhe me propagandën e tij se kishte çekun e bardhë, filloi shkatërrimi i çdo të mirë të ndërtuar në Shqipëri.
Sali Berisha dhe klani i tij, jo vetëm shkatërruan gjithçka në vend, por sollën e mbollën drogën, korrupsionin, prostitucionin, pasigurinë, jo vetëm për të rriturit, por dhe për fëmijët e të miturit.
Me ardhjen e Sali Berishës (i cili paska qenë agjent i UDB-së jugosllave, e sot agjent i serbëve) në pushtet në vitin 1992 e deri sa ia arriti të shkatërrojë gjithë Shqipërinë në vitin 1997, vit në të cilin u shkatërrua dhe ushtria. Saliu bëri të gjitha përpjekjet që të fuste vendin në luftë civile, veriun kundër jugut, apo gegët kundër toskëve.
Në këtë periudhë janë vrarë, mbytur në dete mijëra shqiptarë, të gjithë me urdhërim, me veprimet apo mosveprimet e Sali Berishës.
Për të bërë të mundur Luftën Civile, Sali Berisha, ka dërguar deputetët e tij, njerëz të besuar, Gardën, në të gjithë rrethet e veriut që të grumbullojnë sa më shumë militantë, për t’i armatosur dhe për t’i dërguar, që të vrasin popullin e jugut.
Ndër këta rrethe ka qenë dhe Tropoja, ku depot dhe armatimet janë hapur me urdhrin e deputetit të PD-së, të dërguar personalisht nga Sali Berisha.
Në atë kohë, Sali Berisha ka dërguar ushtarët e gardës në Tropojë, për të mbledhur militantë të PD-së, e për t’i dërguar të luftuar kundër jugut. Repartin e gardës e ka penguar djali im, Fatmir Haklaj, i cili u ka thënë që të jugut i kemi vëllezër dhe nuk mund të luftojmë kundër tyre. I ka dërguar fjalë dhe Saliut, që në vend të luftës kundër vëllezërve të jugut dhe ruajtjes së karriges tënde të lyer në gjak, të bashkohemi dhe të përgatitemi për të ndihmuar vëllezërit tanë në Kosovë, që në atë kohë ishin në pragun e rrezikim total.
Jo rastësisht, as nga pa dija, dhe as vetëm për të fituar miliona dollarë, që shumica e tyre ka përfunduar në xhepat e Sali Berishës dhe të familjarëve të tij, ai, pra Saliu, ka furnizuar me naftë e armatime makinerinë serbe të Sllobodan Millosheviçit.
(Nga Zogaj, Qafë Prushi), Kukësi e Dibra, është bërë një furnizim i pandërprerë me naftë, në atë periudhë.
Furnizimet në interes të Serbisë e të Sllobodanit, janë bërë, siç e përmenda, me urdhrin e Sali Berishës, dhe në kundërshtim me Embargon që Serbia kishte si shtet në luftë.
Sali Berisha, si agjent i UDB-së jugosllave dhe sot e në vazhdim si agjent i Serbisë, përveçse është tradhtar e ka lidhje familjare me serbët e malazezët, ka qenë i detyruar të bëjë furnizimet me naftë e armatime, se në të kundërt, padronët e tij serbë, ia nxirrnin me dokumente e fakte komprometimin, shërbimet e spiunllëqet e bëra në kohën që ai u bënte analizat e jashtëqitjeve, udhëheqjes komuniste.
I dëgjoj lajmet dhe ndjek me interes gjendjen në Shqipëri. Po shikoj në TV demonstratat e organizuara nga Sali Berisha dhe këlyshët e tij. Gjithashtu, po lexoj në gazeta ( e në veçanti shkrimin e ish-zëvendës shefit të FBI-së) që Saliu këto po i bën për të shpëtuar veten dhe familjarët e tij, por edhe për t’u shërbyer rusëve.
Shërbimi i Saliu ndaj rusëve është i kuptueshëm e normal për atë, se Saliu, si agjent i serbëve, është i detyruar t’u shërbejë edhe rusëve. Se serbë e rusë janë vëllezër të një gjaku, ashtu siç jeni ne shqiptarët e Shqipërisë me shqiptarët e Kosovës, Çamërisë etj.
Por, në fakt, nuk e kuptoj si ai ia lejon vetes ta quajë dhunë gazin lotsjellës që po përdoret ndaj demonstruesve të dhunshëm. Gaz i cili përdoret në të gjitha vendet vërtet demokratike të botës, në raste të tilla, kur në kohën kur ai ishte kryeministër, ose më mirë me thënë kryekriminel, po në atë Kryeministri që Saliu sulmoi dhe kur demonstruesit kur kishin thyer as edhe një xham, dha urdhër që të vriteshin demonstruesit.
Me urdhrin e Sali Berishës, u vranë 4 demonstrues e u plagosen dhjetëra të tjerë, e ndërkohë, ai duke i parë nga dritarja si kryekriminel i atij institucioni.
Saliu dhe këlyshët e tij, jo vetëm nuk kanë shprehur keqardhje për të vrarët apo për të plagosurit, por iu kanë bërë edhe karshillëk, duke i lëvduar gardistët e policët vrasës dhe ka deklaruar se do të vriste 30, 300 apo më shumë, për karrigen e tij të lyer me gjak.
Habitem me ata që e ndjekin Sali Berishën, i cili është një kriminel i ndyrë, agjent i shërbimeve sekrete, tradhtar i interesave
Rrëshen, zjarri del jashtë kontrolli, rrezikohen banorët në afërsi
Pyjet me dushqe në Mirditë e në Mat, janë të pushtuara nga flakët e zjarrit. Pas vatrës së madhe në Kograzhd në afërsi të Burrelit, një tjetër vatër e madhe zjarri është aktive në fshatin Urakë.
Kjo vatër është e shtrirë deri në fshatin Perlat të Rrëshenit ku dhe ndodhet fare pranë disa banesave.
Në këtë vatër nuk ka ndërhyrje, pasi zjarrfikëset e Bashkisë Mat, specialistët e pyjeve dhe forcat e ushtrisë janë të dislokuara në Kongrazhd.
Drejtori i Drejtorisë së Politikave Ekonomike, Bujqësisë dhe Pyjeve në Bashkinë Mat, Vebi Stana i bën apel Ministrisë së Mbrojtjes që tju vijë në ndihmë nga ajri pasi situata është vërtetë emergjente.

Burreli mundet nga ekipi me i dobët në Kategorinë e parë
Djemtë e Elvis Plorit kanë bërë një paraqitje për tu harruar teksa janë mundur nga ekipi i Vorës që nodhet në vendin e fundit dhe ska pretendime të mëdha.
Ndeshja e zhvilluar në Pezë-Helmes u vulos në fund të pjesës së parë nga lojtari i Vorës Allmeta me anë të një 11-metërshi. Ndërkohë që ekipi i Ilirisë ka marrë një fitore tepër të rëndësishme kundër shënkollit, një sukses i cili e lejon të parakaloj pikërisht Burrelin në krye të grupit A(playout). Ndërsa përsa i përket grupit playoff Vllaznia bën detyrën duke shkatërruar 4-0 Besëlidhjen e drejtuar nga Vladimir Gjoni.
Arrestohen 3 persona të dyshuar për zjarrvënie në zonën e Matit dhe Bulqizës
Drejtoria vendore e policisë Dibër ka vënë para drejtësisë autorët e dyshuar për zjarrëvënie në kongrazhd dhe Fushë-Bulqizë . Deklarata e plotë e policisë së shtetit:
Strukturat e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër të angazhuara për vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënies me qëllim apo nga pakujdesia në pyje dhe kullota.
Në Bulqizë e Burrel evidentohen dhe procedohen penalisht tre shtetas për zjarret në pyje.
Shërbime e Policisë të Komisariatit të Policisë Mat evidentuan dhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit :
S.T, dhe A.S, 17 dhe 16 vjeç, banues në Burrel (autorë të dyshuar të zjarrit në zonën e Kongrazhdit, njësia Administrative Komsi, Mat)
Këta persona në zonën e Kongrazhdit, Njësia Administrative Komsi, Bashkia Mat, në bashkëpunim me njëri- tjetrin, nga pakujdesia duke djegur ferra e mbeturina, zjarri ka dalë nga kontrolli si pasojë e erës së fortë duke përfshirë dhe djegur sipërfaqje të konsiderueshme pyjore.
Gjithashtu po në kuadër të masave parandaluese , shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë evidentuar dhe proceduar penalisht shtetasin H.Z, 43 vjeç, banues në Bulqizë (autor i dyshuar i zjarrit pranë aksit nacional Fushë-Bulqizë).
Ky shtetas nga pakujdesia duke djegur mbeturinat në fund të kopështit të tij, zjarri ka dalë nga kontrolli nga era duke u përhapur me shpejtësi në sipërfaqe të pyllit anës rrugës nacionale Fushë Bulqizë.
Materialet i kaluan Prokurorisë Dibër, e Mat, për veprat penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”; “Shkatërrim nga pakujdesia i pyjeve”.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë banorët dhe sidomos për blektorët, që të tregojnë kujdes për mos shkaktuar zjarrvënie në pyje dhe kullota, si dhe të marrin masa të plota edhe në ato raste kur kryejnë pastrime me djegie në tokën e tyre buqësore apo në territorin e banesave të tyre.
Kujtojmë që fenomeni i zjarrvënies është mjaft i përhapur në Mat vitet e fundit duke shkaktuar dëme të jashtzakonshme ne pyje.


Vdes 40-vjeçari pasi bie nga lartësia
Një 40-vjeçar ka humbur jetën teksa punonte në stadiumin Arena Kombëtare në kryeqytet, dyshohet se është rrëzuar nga lartësia.Viktima është Naim Idrizi, 40-vjeç. Pas aksidentit ai është dërguar me urgjencë në spital ku dhe ka ndërruar jetë disa orë më vonë, duke mos i mbijetuar plagëve të marra.Policia ndodhet në vendngjarje dhepo punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Kategoria e Parë: Dinamo mund bindshëm Korabin 3-1, Burreli…
Ekipi kryeqytetas i Dinamos ka fituar lehtësisht me rezultatin 3-1 ndaj dibranëve të Korabit. Dinamovitët kanë treguar një nivel të bindshëm loje teksa kanë shënuar dy herë në pjesën e parë me anë të Kolgegës në minutën e 33′ dhe Vrapit në minutën e 40. Skuka në minutën e 60 provoj të rihap takimin por ishte Sefa i cili mbylli ndeshjen teksa ndeshja po shkonte drejt fundit. Kujtojmë se Burreli luan ditën e nesërme një ndeshje mjaft të rëndësishme në sfidën e “mbijetesës” kundër Vorës. Ndeshja do të luhet në orën 15.00 në Pezë-Helmes dhe pritet një fitore e ekipit matjan që ndodhet në vendin e parë të Grupit A (playout) kundër ekipit të Vorës që ndodhet në vendin e fundit.
A.V
ÇUPI PËR PROTESTËN E 13 PRILLIT
Ish deputetja e qarkut te Dibres Dhurata Cupi ka folur per protesten e rradhes te 13 prillit qe sipas saj do te jete nje proteste madheshtore. Kjo pasi tha Çupi protestues nuk do të jenë vetëm antarësia e Partise Demokratike, por dhe mijra qytetare të tjerë qe të majte e të djathte per te protestuar per te drejtat e tyre. Sipas Çupit rrethi i Matit dhe i gjithe Qarku i Dibres ka qene i diskriminuar nga kjo qeveri dhe protestat nuk do te ndalen derisa Rama te largohet nga karrigia e kryeministrit. Cupi foli dhe për rrugën nacionale Burrel-Klos që eshte tejet e armotizuar dhe e pushtuar dhe nga pluhuri, duke krijuar probleme shqetsuese per banoret e kesaj zone.
Ish Deputetja e qarkut te Dibres Dhurata Cupi tha më pas se kjo qeveri po mashtron edhe pensionistet per ngritjen e pensionit paçka se korrupsioni ka mbuluar gjithshka dhe spitalet e gjendja e tyre, sidomos në Qarkut e Dibres është e mjerueshme.
Myzë, shirat e fundit ju shkaktojnë dëme të mëdha banorëve
Myzë, banorët e lagjes Shehu kërkojn ndihmë
Shirat e rrëmbyeshëm të lumit Mat në vitet e fundit kanë krijuar probleme për banorët e fshatit Myzë në Njësinë Administrative Lis në Bashkinë e Matit. Veç përmbytjeve në toka apo në banesa, vërshimi i ujit rrezikon edhe varrezat në lagjen Shehu. Banorët e kësaj lagjeje thonë se tashmë shtrati i lumit është afruar shumë dhe se brenda një kohe të shkurtër, mund të shembë varrezat pranë tyre. Ata kërkojnë mbështetjen dhe ndihmën e pushtetit vendor e atij qëndror për ndërtimin e një argjinature mbrojtëse të lumit.
Si pasojë e daljes nga shtrati, lumi Mat në vitin 2016 përmbyti jo vetëm varrezat por edhe banesat e kësaj lagjeje.
Ngjarja e fundit/. Rikthehet lufta midis klaneve, dyshohet për dy të vrarë
Tronditet sërish qyteti i Shkodrës, dyshohet për dy persona të vrarë në lagjen Kiras.
Mësohet se personat e vrarë janë Astrit Bilali dhe Ibrahim Bilali.
Në një kërkim të thjeshtë rezulton se Astrit Bilali të jetë arrestuar më parë në vitin 2016, si pjesë e një grupi që trafikonte armë.
Astrit Bilali është vëllai i ish-boksierit të Vllaznisë, Asmer Bilali.
Burime të Faxweb.al bëjnë me dije se në zonë janë dëgjuar të shtëna armësh, ndërsa ende nuk ka detaje nga ana e Policisë për ngjarjen.
Shkodra në muajt e fundit është kthyer në një qytet të minuar, për shkak se ka ndodhur dhjetra atentate mafioze, shumica e të cilave mbeten të pazbardhura nga ana e Policisë.