Dua të flas për vuajtjet, shkatërrimet dhe krimet, që i janë shkaktuar popullit tonë, pas vitit 1992, në periudhën që u quajt dhe po quhet “Demokraci”, që veç e tillë nuk është.

Në kohën që Ramiz Alias (qëllimisht apo nga pazotësia), ia dorëzoi pushtetin Sali Berishës me suitën e tij, filluan fatkeqësitë dhe filloi shkatërrimi i çdo gjëje të ndërtuar me djersën e popullit, pa pagesë, ose me paga shumë të vogla.

U shkatërruan fabrika, kombinate, uzina, kanale e rezervuar për ujitje, etj. Si shembull, Kombinati i Tekstileve në Tiranë kishte rreth 11 000 të punësuar, pa përmendur që në vendin tonë nuk kishte të papunë.

Me ardhjen e Sali Berishës në pushtet dhe me thirrjet e tij që të shkatërrohet çdo gjë e ndërtuar nga komunizmi, si dhe me propagandën e tij se kishte çekun e bardhë, filloi shkatërrimi i çdo të mirë të ndërtuar në Shqipëri.

Sali Berisha dhe klani i tij, jo vetëm shkatërruan gjithçka në vend, por sollën e mbollën drogën, korrupsionin, prostitucionin, pasigurinë, jo vetëm për të rriturit, por dhe për fëmijët e të miturit.

Me ardhjen e Sali Berishës (i cili paska qenë agjent i UDB-së jugosllave, e sot agjent i serbëve) në pushtet në vitin 1992 e deri sa ia arriti të shkatërrojë gjithë Shqipërinë në vitin 1997, vit në të cilin u shkatërrua dhe ushtria. Saliu bëri të gjitha përpjekjet që të fuste vendin në luftë civile, veriun kundër jugut, apo gegët kundër toskëve.

Në këtë periudhë janë vrarë, mbytur në dete mijëra shqiptarë, të gjithë me urdhërim, me veprimet apo mosveprimet e Sali Berishës.

Për të bërë të mundur Luftën Civile, Sali Berisha, ka dërguar deputetët e tij, njerëz të besuar, Gardën, në të gjithë rrethet e veriut që të grumbullojnë sa më shumë militantë, për t’i armatosur dhe për t’i dërguar, që të vrasin popullin e jugut.

Ndër këta rrethe ka qenë dhe Tropoja, ku depot dhe armatimet janë hapur me urdhrin e deputetit të PD-së, të dërguar personalisht nga Sali Berisha.

Në atë kohë, Sali Berisha ka dërguar ushtarët e gardës në Tropojë, për të mbledhur militantë të PD-së, e për t’i dërguar të luftuar kundër jugut. Repartin e gardës e ka penguar djali im, Fatmir Haklaj, i cili u ka thënë që të jugut i kemi vëllezër dhe nuk mund të luftojmë kundër tyre. I ka dërguar fjalë dhe Saliut, që në vend të luftës kundër vëllezërve të jugut dhe ruajtjes së karriges tënde të lyer në gjak, të bashkohemi dhe të përgatitemi për të ndihmuar vëllezërit tanë në Kosovë, që në atë kohë ishin në pragun e rrezikim total.

Jo rastësisht, as nga pa dija, dhe as vetëm për të fituar miliona dollarë, që shumica e tyre ka përfunduar në xhepat e Sali Berishës dhe të familjarëve të tij, ai, pra Saliu, ka furnizuar me naftë e armatime makinerinë serbe të Sllobodan Millosheviçit.

(Nga Zogaj, Qafë Prushi), Kukësi e Dibra, është bërë një furnizim i pandërprerë me naftë, në atë periudhë.

Furnizimet në interes të Serbisë e të Sllobodanit, janë bërë, siç e përmenda, me urdhrin e Sali Berishës, dhe në kundërshtim me Embargon që Serbia kishte si shtet në luftë.

Sali Berisha, si agjent i UDB-së jugosllave dhe sot e në vazhdim si agjent i Serbisë, përveçse është tradhtar e ka lidhje familjare me serbët e malazezët, ka qenë i detyruar të bëjë furnizimet me naftë e armatime, se në të kundërt, padronët e tij serbë, ia nxirrnin me dokumente e fakte komprometimin, shërbimet e spiunllëqet e bëra në kohën që ai u bënte analizat e jashtëqitjeve, udhëheqjes komuniste.

I dëgjoj lajmet dhe ndjek me interes gjendjen në Shqipëri. Po shikoj në TV demonstratat e organizuara nga Sali Berisha dhe këlyshët e tij. Gjithashtu, po lexoj në gazeta ( e në veçanti shkrimin e ish-zëvendës shefit të FBI-së) që Saliu këto po i bën për të shpëtuar veten dhe familjarët e tij, por edhe për t’u shërbyer rusëve.

Shërbimi i Saliu ndaj rusëve është i kuptueshëm e normal për atë, se Saliu, si agjent i serbëve, është i detyruar t’u shërbejë edhe rusëve. Se serbë e rusë janë vëllezër të një gjaku, ashtu siç jeni ne shqiptarët e Shqipërisë me shqiptarët e Kosovës, Çamërisë etj.

Por, në fakt, nuk e kuptoj si ai ia lejon vetes ta quajë dhunë gazin lotsjellës që po përdoret ndaj demonstruesve të dhunshëm. Gaz i cili përdoret në të gjitha vendet vërtet demokratike të botës, në raste të tilla, kur në kohën kur ai ishte kryeministër, ose më mirë me thënë kryekriminel, po në atë Kryeministri që Saliu sulmoi dhe kur demonstruesit kur kishin thyer as edhe një xham, dha urdhër që të vriteshin demonstruesit.

Me urdhrin e Sali Berishës, u vranë 4 demonstrues e u plagosen dhjetëra të tjerë, e ndërkohë, ai duke i parë nga dritarja si kryekriminel i atij institucioni.

Saliu dhe këlyshët e tij, jo vetëm nuk kanë shprehur keqardhje për të vrarët apo për të plagosurit, por iu kanë bërë edhe karshillëk, duke i lëvduar gardistët e policët vrasës dhe ka deklaruar se do të vriste 30, 300 apo më shumë, për karrigen e tij të lyer me gjak.

Habitem me ata që e ndjekin Sali Berishën, i cili është një kriminel i ndyrë, agjent i shërbimeve sekrete, tradhtar i interesave