Ekipi kryeqytetas i Dinamos ka fituar lehtësisht me rezultatin 3-1 ndaj dibranëve të Korabit. Dinamovitët kanë treguar një nivel të bindshëm loje teksa kanë shënuar dy herë në pjesën e parë me anë të Kolgegës në minutën e 33′ dhe Vrapit në minutën e 40. Skuka në minutën e 60 provoj të rihap takimin por ishte Sefa i cili mbylli ndeshjen teksa ndeshja po shkonte drejt fundit. Kujtojmë se Burreli luan ditën e nesërme një ndeshje mjaft të rëndësishme në sfidën e “mbijetesës” kundër Vorës. Ndeshja do të luhet në orën 15.00 në Pezë-Helmes dhe pritet një fitore e ekipit matjan që ndodhet në vendin e parë të Grupit A (playout) kundër ekipit të Vorës që ndodhet në vendin e fundit.
A.V