Pyjet me dushqe në Mirditë e në Mat, janë të pushtuara nga flakët e zjarrit. Pas vatrës së madhe në Kograzhd në afërsi të Burrelit, një tjetër vatër e madhe zjarri është aktive në fshatin Urakë.

Kjo vatër është e shtrirë deri në fshatin Perlat të Rrëshenit ku dhe ndodhet fare pranë disa banesave.

Në këtë vatër nuk ka ndërhyrje, pasi zjarrfikëset e Bashkisë Mat, specialistët e pyjeve dhe forcat e ushtrisë janë të dislokuara në Kongrazhd.

Drejtori i Drejtorisë së Politikave Ekonomike, Bujqësisë dhe Pyjeve në Bashkinë Mat, Vebi Stana i bën apel Ministrisë së Mbrojtjes që tju vijë në ndihmë nga ajri pasi situata është vërtetë emergjente.