Ish  deputetja e qarkut te Dibres Dhurata Cupi ka folur per protesten e rradhes te 13 prillit qe sipas saj do te jete nje proteste madheshtore. Kjo pasi tha Çupi protestues nuk do të jenë vetëm  antarësia e Partise Demokratike, por dhe mijra qytetare të tjerë qe të majte e të djathte per te protestuar per te drejtat e tyre. Sipas Çupit rrethi i Matit dhe i gjithe  Qarku i  Dibres ka qene i diskriminuar nga kjo qeveri dhe protestat nuk do te ndalen derisa Rama te largohet nga karrigia e kryeministrit. Cupi foli dhe për rrugën nacionale Burrel-Klos që eshte tejet e armotizuar dhe e pushtuar dhe nga pluhuri, duke krijuar probleme shqetsuese per banoret e kesaj zone.

Ish  Deputetja e qarkut te Dibres Dhurata Cupi tha më pas se kjo qeveri po mashtron edhe pensionistet per ngritjen e pensionit paçka se korrupsioni ka mbuluar gjithshka dhe spitalet e gjendja e tyre, sidomos në  Qarkut  e Dibres është e mjerueshme.