Myzë, banorët e lagjes Shehu kërkojn ndihmë
Shirat e rrëmbyeshëm të lumit Mat në vitet e fundit kanë krijuar probleme për banorët e fshatit Myzë në Njësinë Administrative Lis në Bashkinë e Matit. Veç përmbytjeve në toka apo në banesa, vërshimi i ujit rrezikon edhe varrezat në lagjen Shehu. Banorët e kësaj lagjeje thonë se tashmë shtrati i lumit është afruar shumë dhe se brenda një kohe të shkurtër, mund të shembë varrezat pranë tyre. Ata kërkojnë mbështetjen dhe ndihmën e pushtetit vendor e atij qëndror për ndërtimin e një argjinature mbrojtëse të lumit.
Si pasojë e daljes nga shtrati, lumi Mat në vitin 2016 përmbyti jo vetëm varrezat por edhe banesat e kësaj lagjeje.