Probleme me rrjetin elektrik në Rripë të Gurrës, banorët mundohen të ndërhyejnë me mjete themelore
Sa herë ka reshje shiu, bore apo fryn erë banorët e lagjeve Allaj e Barruku në fshatin Rripë të Njësisë Administrative gurrë në Bashkinë e Klosit përballen me mungesë të energjisë elektrike. Për shkak të amortizimit të rrjetit përcjellës, telat takohen dhe shkaktojnë masë duke lënë pa energji gjithë banorët.