Ulja e ndjeshme e temperaturave mbrëmjen e djeshme ka bërë që aksi rrugor Qaf Bualli – Bulqizë e vjetër të pushtohet nga akulli. Për shkak të hapjes së aksit të rrugës së Arbrit i cili del mes dy lagjeve të Bulqizës, rrugae vjetër ka mbetur jashtë vëmendjes. Megjithëse është hequr dëbora në këtë aks, gjatë natës është krijuar akull duke bërë që kalimi në të të jetë i vështirë. Drejtuesit e mjeteve shprehen se më shumë rrezik është kalimi në orët e para të ditës ku si pasojë e prezencës së akullit mjetet rrezikojnë rrëshqitjen. Prania e akullit në këtë segment rrugor ndikohet edhe për shkak të pozicionit gjeografik, pasi gjatë sitnë së dimrit nuk përshkohet pothuajse fare nga rrezet e diellit.

  Situatë problematike vijon të jetë edhe në zonat e thella të Bulqizë pasi gjatë mbrëmjes së të mërkurës, temperaturat kanë zbritur në -8 gradë Celsius.