Vreshtaria në krizë, s’ka prodhim këtë vit. Fermeri Çeliku: Prej 20 vitesh nuk më ka ndodhur si këtë vit, shkak lagështia
Vitet e kaluara shumë fermer që kishin të kultivuar hardhi ankoheshin për mungesë të shitjes së prodhimit, ose çmimit shumë të ulët. këtë vit situata është krejt ndryshe, pasi as vreshtat nuk kanë prodhuar rrush. Një nga fermerët e zonës së Matit është Mazllëm Çeliku nga fshati Kurdari i Klosit.