Rekamë

Finalizohet megaoperacioni i përbashkët i Policisë shqiptare dhe asaj spanjolle, koduar “Dobra”, në kuadër të të cilit u godit një grup kriminal në fushën e krimit të organizuar dhe u arrestuan 107 persona të dyshuar të përfshirë në krimin e organizuar në fushën e drogës.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu paraqiti rezultatet në konferencën për shtyp në Madrid në krah të kolegëve spanjollë.

“Gjatë këtij megaoperacioni, u kryen kontrolle në 51 ambiente, nga të cilat 23 plantacione/shtëpi bari, u asgjësuan rreth 25.000 bimë narkotike kanabis, u sekuestruan 938 kg boçe kanabisi, një detonator, dy armë zjarri, tri mjete luksoze, një bllokues valësh, 68.760 euro etj”, njoftoi Policia e Shtetit.