Nisur nga rasti i skandalit të fundit në Spitalin Onkologjik të Tiranës, qytetarët dibranë ndajnë opinionet e tyre mbi atë që konsiderohet “shëndetësi falas”. Sipas tyre sistemi shëndetësor është i infektuar që nga ai parësor, spitalet bashkiake e deri tek spitalet e specializuara të kryeqytetit. Madje qytetarët dibranë kërkojnë nga organet ligjzbatuese ta shohin me përparësi këtë problematikë, e cila rëndon më së shumti në aspektin social-ekonomik të shtresës së mesme dhe asaj të ulët.
Edhe për spitalin Rajonal të Dibrës qytetarët e intervistuar mendojnë se nuk marrin shërbim pa dhënë ryshfet, ku sipas tyre, në të shumtën e rasteve bëhet me detyrim nga personeli i bluzave të bardha.