Pas faqes së njohur “Jeta osh Qef” ditën e sotme është mbyllur edhe webi i Dosja.al. Shkak është bërë nje foto e Ylli Bakës e cila është denoncuar nga Acromax
Reagimi i drejtorit të Dosja.al Enton abilekaj
” Dosja.al eshte bllokuar nga hosti. Nje denoncim i acromax media ka bllokuar median tone, me nje argument skandaloz. Behet fjale per nje foto te kapur ne nje hapesire publike, te Ylli Bakes, po po, te Ylli Bakes. Acromax media pretendonte se ka te gjitha te drejtat e personazhit ne fjale, edhe ato kur ai del ne rruge dhe fotografohet nga gazetaret tane.
Kerkesa e papranueshme e acromax media per te hequr foton e personazhit ne fjale, u refuzua me te drejte nga Dosja.al, pasi nuk kishte shkelje te se drejtes se autorit. Mirepo Anxhela Faber, me mundesite e pafundme qe i jep nje pushtet i pashpjegueshem, kur informacioni eshte me i domosdoshem se kurre, arriti ta mbylle portalin tone, duke bindur hostin per nje shkelje qe nuk eshte bere.
Ju kerkojme ndjese per kete problem, urojme qe te mos kete prapavije politike ky skandal. Kjo çeshtje do te kaloje ne gjyq, por deri atehere po perpiqemi qe faqja te kthehet sa me shpejt. “