Sot, miratuam kërkesat e Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH), Shoqërisë “Panorama Group”, Televizioni “Vizion Plus”, Televizioni “Euroneës”, Televizioni “A2 CNN”, Qendra “Birn Albania”, “Mat Televizion” Agjencisë së Lajmeve Bullgare, (BTA), Agjencisë Anadolu (AA), mediat Online “Bulqiza Ime” dhe “Saranda Web”, qendrës “Community Reporters Albania” dhe shoqatës “Qytetarët në Demokraci”, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.

Miratuam urdhërin mbi zbatimin e disa rregullave për personat e pranishëm rreth qendrës së votimit dhe në mjediset e jashtme ku janë vendosur qendrat e votimit për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.

U vlerësuan raportimet e veprimtarive me karakter publik të disa institucioneve, për periudhën 14 prill – 20 prill 2023. Në përfundim të vlerësimit, u vendos moskonstatimi i shkeljes administrative për 4 institucione publike që kanë raportuar në tejkalim të afatit ligjor, Ministria e Kulturës, Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor, bashkia Sarandë dhe bashkia Libohovë.

Në përfundim të shqyrtimit administrativ të denoncimeve për të njëjtën periudhë u vendos pushimi i procedimit aministrativ ndaj personave përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike për bashkitë Berat, Cërrik, Shkodër, Devoll, Dimal, Belsh, Elbasan, Himarë, Mallakastër, Himarë, Mallakastër, Fushë- Arrëz, Tiranë.

Në këtë seancë u shqyrtua projektvendimi “Për heqjen e materialeve propagandistike që nuk përmbajnë shënimin “Prodhuar nën përgjegjësinë ligjore të ….” (vijon emri i subjektit zgjedhor). Në përfundim të shqyrtimit, u vendos heqja e të gjithë materialeve propagandistike që nuk përmbajnë shënimin “Prodhuar nën përgjegjësinë ligjore të ….” dhe ngarkohet Policia e Bashkiake dhe Policia e Shtetit për heqjen e tyre. Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit duhet të raportojnë në KQZ për ecurinë e zbatimit të këtij vendimi, brenda datës 05.05.2023 deri në orën 24:00.

Sot vlerësuam raportet e monitoruesve të fushatës zgjedhore deri në datën 2 maj 2023. Në përfundim të vlerësimit, kërkuam që të komunikohet me subjektet zgjedhore për gjetjet e monitoruesve dhe në seancën e radhës do të shpallë vendimmarrjen.

Gjithashtu, u shqyrtuan administrativisht denoncimet e Koalicionit për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara me nr. 281 ID ndaj Bashkisë Prrenjas, me nr. 239 ID, 240 ID, 241 ID, 242 ID ndaj Bashkisë Elbasan, me nr. 210 ID ndaj Bashkisë Belsh, denoncimeve të deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, Albana Vokshi me nr. 283 ID ndaj Zyrës Vendore Arsimore Vlorë dhe subjektit zgjedhor Partia Socialiste e Shqipërisë, me nr. 256 ID ndaj Zyrës Vendore Arsimore Tiranë dhe subjektit zgjedhor Partia Socialiste e Shqipërisë, si edhe denoncimit të Qendrës “Qëndresa Qytetare” me nr. 337 ndaj Këshillit të Ministrave.

Vendimmarrja do të shpallet në seancën e ardhshme publike.

U shpall vendimi për denoncimin e Qendrës “Qëndresa Qytetare” me nr. 229 ID, ndaj Drejtorit të Qendrës së Kulturës dhe Artit Vlorë dhe subjektit zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”. Komisioneri vendosi pushimin e procedimit administrativ.

Ndërkohë, do të vijojë hetimi administrativ për denoncimet e Qendrës “Qëndresa Qytetare”, me nr. 335 ID dhe 336 ID, ndaj dy shkollave në bashkinë e Kukësit.
U shqyrtua raporti i Autoritetit të Medias Audiovizive të pasqyrimit të fushatës zgjedhore nga OSHMA-të për periudhën 14-22 prill 2023.
U vendos ndërprerjen e transmetimit të reklamave politike jashtë fashave orare të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor për dy OSHMA-të Syri Tv dhe Shijak Tv. Gjithashtu KSHZ vendosi tërheqjen e vëmendjes së OSHMA-ve për respektimin e kriterit të përfaqësimit gjinor në fushatën zgjedhore.

U shqyrtua administrativisht edhe denoncimi me nr. 387 ID të Partisë Socialiste të Shqipërisë ndaj subjektit zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për vendosje materiali propagandistik në Bashkinë Kavajë. Në përfundim të shqyrtimit, kërkuam komunikimin me subjektet zgjedhore dhe në seancën e radhës do të shpallë vendimmarrjen.

U plotësua vakanca në këshillin e bashkisë Divjakë, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, z. Fatjon Filip Lena dhe i’u dha mandati i deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë z. Frrok Gjini, Qarku Shkodër.

Me kërkesë të palëve u shty shqyrtimi administrativ i denoncimeve nr. 252 ID, 253 ID, 254 ID dhe 286 ID, të deputetit zj. Albana Vokshi ndaj Kryetarit të Partisë Socialiste të Njësisë nr. 11, Tiranë.