Partizani firmos mr futbollistin e talentuar matjan Donald Mëllugja. Mesfushori i transferuar nga Bylisi do të jetë pjesë e të kuqve për një vit e gjysmë, ndërsa në kontratë ka edhe opsionin e rinovimit për një tjetër vit. Në prezantimin e tij, 25-vjeçari falenderon drejtuesit të cilët e kanë bërë pjesë të klubit më të madh në Shqipëri.

“Jam shumë i lumtur që tashmë jam pjesë e Partizanit, ekipit më të madh në Shqipëri. Ishte një zgjedhje të cilën kurrsesi nuk mund ta refuzoja dhe për këtë dua të falenderoj drejtuesit e Partizanit, të cilët më dhanë këtë mundësi për të qenë pjesë e klubit me tifozerinë më të madhe në vend.

Shpresoj që me Partizanin të arrijmë objektivat madhor që klubi ka në këtë sezon , pasi edhe kontigjenti i lojtarëve është shumë premtues”, u shpreh Mëllugja.