Zona e djegur në fshatin Plan i Bardhë vijon të mbetet ashtu

Zona e djegur në fshatin Plan i Bardhë vijon të mbetet ashtu

Masivi pyjor me pishë të zezë në fshatin Plan i Bardhë në afërsi të Qafës së Buallit i cili u dogj nga një zjarr i rënë në Korrik të vitit të kaluar, vijon të mbetet ashtu. Thuajse të gjitha pemët e pishës në këtë masiv pyjor janë tharë për shkak të flakëve që i përpiu nga zjarri. ndërkohë, deri tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim nga ana e Bashkisë Klos për pastrimin e zonës. Një pjesë e pishave vijojnë të qëndrojnë në këmbë, e një pjesë tjetër është prerë për kalimin e linjës së tensionit të lartë. Të kontaktuar nga ana jonë, Drejtues të Drejtorisë ë Pyjeve pranë Bashkisë Klos thanë se për këtë masiv pyjor të djegur janë hartuar porjekte për mbjelljen e pemëve të reja, por fillimisht do të bëhet pastrimi i të gjithë zonës. E ndërsa kanë kaluar afro 10 muaj që nga rënia e zjarrit, nuk është marrë asnjë masë për largimin e pishave të djegura. Bashkia e Klosit deklaron se e gjithë lënda drusore do të mblidhet dhe do të përdoret për llogari të saj. Pishat e djegura do të kthehen në dërrasa ku më pas do të përdoren për shtrimin e urave tip bel që gjendjen thujse në çdo fshat. Megjithatë, uergjente mbetet situata për ripyllëzimin e zonës në mënyrë që të shmangen dëmet që vijnë nga erozioni në një terren të thyer si ai mbi fshatin Plan i Bardhë në Bashkinë Klos.