Situata në bujqësi, banorët e fshatit Suç kërkojnë ulje të çmimit të naftës

Situata në bujqësi, banorët e fshatit Suç kërkojnë ulje të çmimit të naftës

Rritjen e çmimit të karburanteve gjatë këtij viti e ka ndjerë më shumë sektori i bujqësisë. Pos problemit të ikjes së të rinjve, ky sektor përballet edhe me çmimet e larta të proceseve bujqësore që vijnë si rezultat i rritjes së çmimit të naftës. Kasem e Fiknete Ramsula, nga fshati Suç i Bashkisë Klos, thonë se kjo situatë është shumë e rëndë për të gjithë ata që jetojnë në fshat, pasi thuajse mënyra e vetme për të jetuar për ta është sektori i bujqësisë. Ata fajësojnë të gjithë klasën poltike të vendit që sipas tyre nuk kanë bërë asgjë për këtë sector, duke i detyruar banorët e fshatrave ta braktisin vendin e tyre dhe të ikin në emigrim. Bujqit dhe fermerët janë ankuar vazhimisht për mungesë të mbështetjes shtetërore ndaj bujqësisë duke i cilësuar politikat e ministrisë së linjës për subvencione si selektive dhe përjashtuese për fermerët e vegjël.