Fshati Zogjaj në Njësinë Administrative Shupenzë në Bashkinë e Bulqizës po përballet me probleme të shumta. Banorët e këtij fshati radhitin një sërë ankesash ndërsa më emergjente janë rrugët, uji i pijshëm e ai vaditës. Rruga e këtij fshati është në gjendjen më të keqe të mundshme si pasojë e mungesës së investimeve në të. Banorët thonë se gjatë stinës së dimrit, mjetet e kanë pothuajse të pamundur të lëvizin në këtë rrugë.
Sa i përket ujit të pijshëm, banorët e Zogjajt shprehen se përdorin puset e hapura vetë dhe burime totalisht të pakontrolluara. Një tjetër problematikë e tyre është edhe vaditja, pasi në këtë fshat mungon, duke bërë që prodhimet bujqësore të jenë në minimum. Mungesa e një ambulance i detyron këta banorë të zbresin në Shupenzë për të marrë edhe mjekimin më të thjeshtë.
Në fshat mungojnë konten jerët e mbeturinave, duke bërë që banorët t’i hedhin në përrua e për pasojë shkaktohet një ndotje e madhe e mjedisit.