Fshati Katund i Vjetër në Rubik rrezikohet seriozisht nga zjarri. BalkanWeb mëson se zjarri i cili ka rënë në Lalm-Lukaj tashmë po përhapet dhe po i afrohet fshatit.

Një kodër ndaj zjarrin nga fshati dhe për dy orë flakët mund të futen në zonën e banimit. Disa banesa të cilat janë në pyll rrezikojnë seriozisht nga situata.

Policia ka shkuar për të parë gjendjen në terren, por mësohet se deri më tani nuk ka asnjë ndërhyrje.