Megjithëse në kushte të vështira pandemie në qytetin e Peshkopisë u zhvillua edicioni i 26 i festivalit mbarë kombëtar Oda Dibrane. Ky edicion ishte i veçantë pasi kushtet e ndalimit të grumbullimeve dhe organizimeve në salla dhe skena , diktonin rregulla të reja të cilave duhej tu bindeshin si organizatorët ashtu edhe artistët apo publiku. Megjithatë organizatorët menduan që të mos e ndërprisnin këtë festival , i cili për nga rëndësia rradhitet i dyti në vend pa atij të Gjirokastrës. Festivali Oda Dibrane mbledh dhe promovon vlerat folklorike , këngën dhe vallen popullore , ritin dhe alegorinë , vallen humoristike të trevave nga vijnë . Gjeografia e grupeve pjesëmarrëse është nga të gjitha trevat shqip folëse. Drejtori i këtij festivali Veli Vraniçi tha se ky festival nuk mund të zhvillohej online.
Në këtë edicion morën pjesë 7 grupe me mbi 150 artistë, ndërsa për shkak të pandemisë festivali u mbajt vetëm në Peshkopi. Duke qenë se Oda Dibrane është i vetmi festival që mbahet në dy shtete, këtë vit në Dibër të Madhe nuk u mbajt pasi masat shtërnguese nuk lejonin grumbullime Në fund u ndanë çmimet ku u dalluan disa grupe dhe instrumentistë të cilët u vlerësuan me çmime e diploma. Grupi i Qendrës Kulturore Librazhd “Sadi Halili” u vlerësua me çmimin kryesor “Grupi më i kompletuar i Odës Dibrane”. Ansambli “Lura” mori çmimin “Hazis Ndreu”. Ansambli “Shote Galica” Drenas u vlerësua me çmimin “Orkestra më e mirë”. Çmimi i publikut dibran shkoi për ansamblin “Xheladin Zeqiri”, Tetovë. Për vallen më të mirë u vlerësua ansambli “Lidhja e Prizrenit”, Prizren. Grupi artistik “Karshiaka” Shkup, mori çmimin për “Rapsodinë më të mirë”. Juria e festivalit vlerësoi me çmimin si “Instrumentisti më i mirë”, artistin e asamblit “Labëria” Vlorë, Vendim Kapaj.