Dita Evropiane e Gjuhëve. Shkolla “31 korriku” aktivitet
Në shkollën 9-vjeçare “31 Korriku,” Burrel, në kuadër të Ditës Evropiane të Gjuhëve, e cila është çdo vit me 26 Shtator, por që këtë vit përkoi me ditë pushimi, mësuesit e lëndëve të gjuhëve të huaja në bashkëpunim me stafin pedagogjik të kësaj shkolle zhvilluan një aktivitet të larmishëm. Aktiviteti u ndoq nga mësues, nxënës e prindër teksa fëmijët interpretuan në gjuhë të huaja poezi, si dhe luajtën në instrumente muzikore. Po ashtu nxënësit pjesmarrës në këtë aktivitet intepretuan edhe kërcime moderne me motive popullore si dhe këngë në gjuhë të huaja. Qëllimi kryesor i Ditës Evropiane të Gjuhëve është të nxisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e mësimit të gjuhëve të huaja, të përforcojë mirëkuptimin ndërkulturor dhe të mbështesë ruajtjen e trashëgimisë gjuhësore të kontinentit evropian.