Dita e parë e shkollës në Dibër e Bulqizë

Dita e parë e shkollës në Dibër e Bulqizë

6060 nxënës në Bashkinë Dibër kanë nisur këtë të hënë vitin e ri shkollor 2026 – 2027, mes të cilëve 467 janë për herë të parë. 4600 nxënës janë në arsimin e mesëm të ulët dhe 1460 nxënës janë në arsimin e mesëm të lartë. Nisjen e vitit të ri shkollor në disa shkolla të qytetit të Peshkopisë e ndonqën nga afër edhe kryetari i Bashkisë Dibër, Rahim Spahiu, dhe drejtues të Zyrës Vendore Arsimore Dibër. Edhe në qytetin e Bulqizës u zhvilluan aktivitete në kuadër të ditës së parë të shkollës për vitin e ri shkollor 2026 – 2027. Në të gjithë bashkinë janë 2745 nxënës nga të cilët janë ulur për herë të parë në bankat e shkollës 226 nxënës. Drejtoresha e gjimnazit “Arbëria”, Fllanxa Beça, Drejtori i Zyrës Vendore Arsimore Bulqizë, Fatos Muha dhe Kryetarja e Bashkisë Bulqizë Festime Mjeshtri uruan nxënësit për vitin e ri shkollor. Aktivitete festive u mbajtën në të gjitha shkollat e bashkisë Bulqizë me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026 – 2027.