Ka startuar mbrëmë edicioni i 25 i festivalit mbarkombëtar Oda Dibrane. Grupet pjesmarrëse në natën e parë të këtij festivali mbushën sheshin e Dibrës së Madhe me paradën e kostumeve dhe më pas performuan për rreth 2 orë në skenën e pallatit të kulturës së këtij qyteti.

Ndërkohë në natën e dytë të këtij festivali do të jetë pjesmarrës edhe Ansambli ynë “Mati”. Drejtori i Qendrës Kulturore Mat, Sokol Meta tha se në këtë festival do të përfaqësohet me këngë dhe valle të kënduar.

Në skenën e festivalit Oda Dibrane do të performojnë mbi 25 grupe me më shumë se 600 artistë. Të shtunën do të jetë nata finale ku dhe do të ndahen çmimet fituese.