Këshilli Bashkiak i Matit zhvilloi këtë të premte mbledhjen e radhës me një rend dite të ngjeshur. 26 pika ishin parashikuar për tu diskutuar dhe miratuar në këtë mbledhje.

 Pas miratimit në parim të rendit të ditës, nisi shqyrtimi i pikave një e nga një. Ashtu si çdo mbledhje e zakonshme, këshilltarët e pranishëm në këtë mbledhje diskutuan dhe miratuan me të gjitha votat projekt-vendimin e ndihmës ekonomike për muajin Qershor 2021. Me 12 votat e anëtarëve të pranishëm në këtë mbledhje u miratuan edhe tre projekt-vendimet e radhës, për marrëveshjen e bashkëpunimit midis Bashkisë Mat dhe Kurum International, marrëveshjen e bashkëpunimit mes Bashkisë Mat dhe kompanisë Prell-Energy si dhe marrëveshjen mes Bashkisë Mat dhe Seka Hydropoëer.

Në pikën e 5 të rendit të ditës, këshilltarët u njohën me mendimet e Ministrisë së Financave për projekt-buxhetin afatmesëm 2022-2024, Në pikën e gjashtë këshilltarët e pranishëm miratuan me të gjitha votat projekt-vendimin për tavanet përfundimtare të projekt-buxhetit afatmesëm 2022-2024.në pikën e 9 këshilli u njoh me relacionin e vlerësimit dhe asgjësimit fizik të materialeve në Bashkinë Mat. Në pikat 10 e 11 këshilltarët rishqyrtuan dhe miratuan vendimet e mbledhjes së 18 Qershorit për ndryshimin e emërtimit të shesheve “Demokracia” e “Ahmet Zogu”, ku sheshi “Demokracia” do të mbajë emrin “Ahmet Zogu” dhe sheshi para godinës së bashkisë do të mbajë emrin “Kastriotët”.