Zhvillohet festivali “Zëra të rinj” në ditën e 1 Qershorit, uron Kryebashkiaku Bojni
Pasditen e 1 Qershorit, Qendra Kulturore e Fëmijëve Mat në Bashkinë Mat, zhvilloi festivalin “Zëra të rinj”, që tashmë është kthyer në traditë. Por ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit u mendua që ky festival të zhvillohej pikërisht në ditën e festës së fëmijëve. Për këtë, Kryetari i Bashkisë Mat, Altin Bojni bëri edhe urimin e rastit, si dhe shprehu mbështetjen e vazhdueshme ndaj arsimit dhe fëmijëve. Konkurrimi për të rinjtë pjesmarrës në këtë festival u vlerësua nga një juri e ngritur. Konkurrentët treguan talentin e tyre në këngë dhe instrumente muzikore. Po ashtu përshëndetën në këtë veprimtari edhe fëmijë të vegjël me kërcime të ndryshme. Në fund të të gjitha performancave, Juria e Festivalit “Zëra të rinj”, ndau edhe çmimet për fituesit. Me çmim të parë u vlerësua Emel Lala, me këngën “Dua”, ndërsa dy çmimet e dyta shkuan për Ajsel Gjoni e Stejsi Kuka dhe me tre çmimet e treta u vlerësuan Sindi Hetaj, Klea Skuraj dhe Rea Sulaj.