Është zhvilluar pasditen e së enjtes Festivali i Këngës për fëmijë në Mat, organizuar nga Qendra Kulturore e fëmijëve Mat në vazhdën e festimeve të 100 vjetorit të Burrelit si qendër Administrative. Në skenën e vendosur në sheshin “Kastriotët” fëmijë të shkollave të ndryshme të Matit, u ngjitën për të treguar talentin e tyre në këngë por dhe valle, shoqëruar nga kori i fëmijëve të përgatitur enkas për këtë festival. Nën shoqërimin e mjeshtrit Sehfqet Merra, fëmijët interpretuan numrat e tyre.
Pas një gare që zgjati për afro dy orë, juria e përzgjedhur e festivalit bëri edhe ndarjen e çmimeve. Fituese e këtij edicioni të festivalit të këngës për fëmijë u shpall Lorela Muho.
Festivali i Këngës për Fëmijë i mbajtur të enjten në sheshin “Kastriotët” në qytetin e Burrelit, do të transmetohet i plotë në ekranin e Mat Televizion në orët në vijim.