Zhvillohet FestFolk Klosi 2019

Share

Është mbajtur edicioni i dytë i festivalit Mbarëkombëtar FestFolk Klosi 2019. Edhe në festivalin e sivjetshëm pjesmarrës ishin grupe artistës nga mbarë trevat shqipfolëse. Para se të niste konkurimi grupet pjesmarrëse zhvilluan një paradë në rrugët e qytetit të Klosit e më pas u ngjitën në skenë. Kryetari i Bashkisë Klos, Ilmi Hoxha përshëndeti pjesmarrësit duke premtuar se vitin e ardhshëm ky festival do të zhvillohet në kushte akoma edhe më të mira.

Më pas ishte radha e grupeve pjesmarrëse për të performuar para publikut të Klosit.

Ndërkohë juria e këtij festivali gjykoi se çmimin e parë fitues ta marrë grupi Zëri i Llapushës Malishevë.

Festivalin e plotë FestFolk Klosi 2019 do të mund ta ndiqni në ditët në vijim në ekranin e Mat Televizion.

Read more

Local News