Dëgjesat publike në kuadër të hartimit të projekt-buxhetit dhe paketës fiskale për vitin 2022 drejtues të bashkisë Mat, të këshillit bashkiak e të institucioneve të tjera në varësi u zhvendosën në Njësinë Administrative Baz. Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj u shpreh se adresimi i problematike me qëllim përfshirjen e tyre në projekt-buxhetin e vitit të ardhshëm për zgjidhje, do të jetë primare gjatë hartimit të projektit në fjalë.

Nga ana e tyre, banorët dhe kryetarët e fshatrave, të cilët ishin të pranishëm i bënë të ditur problemet e zonave, para stafit të bashkisë.

Pas takimit me banorët e Bazit, dëgjesa publike e radhës u zhvillua me banorët e Njësisë Administrative Ulëz, ku të pranishmit targetuan problemet e tyre dhe kërkuan përfshirjen e mundshme për zgjidhje në buxhetin e vitit 2022.