ZHVILLOHET DËGJESA NË LIS E RUKAJ
Ndalesa e radhës e Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Matit në kuadër të marrjes së mendimit qytetar në lidhje me reformën administrative territoriale ishte me banorët e Njësisë Administrative Lis. Në këtë takim, banorët që morën fjalën shprehën mbështetjen e tyre bashkimin e Bashkive Mat e Klos në një të vetme me arsyetimin se fuqizohet më shumë pushteti vendor dhe se mundësia për të thithur më shumë investime është më e madhe. Pas Lisit, dëgjesa e radhës u zhvillua me banorët e Njësisë Administrative Rukaj. Banorët e kësaj njësie shprehën mendime të ndryshme në lidhje me draftin e propozuar nga mazhoranca që parashikon shkrirjen e bashkisë Klos si njësi e vetëqeverisjes vendore dhe bashkimn e saj me Bashkinë e Matit. Dy dëgjesat e fundit të këshillit bashkiak para se të shprehë mendimin e tij zyrtarisht, do të mbahen me banorët e Njësisë Administrative Komsi dhe Burrel.