ZHVILLOHEN DËGJESAT E FUNDIT TË KËSHILLIT BASHKIAK MAT
Këshilli Bashkiak Mat ka zhvilluar dëgjesat e fundit e komunitetin në kuadër të përgatitjes së mendimit në lidhje me projekt-draftin e propozuar nga mazhoranca për reformën administrative territoriale 2.0. Pasditen e së enjtes u zhvillua dëgjesa me banorët e Njësisë Administrative Komsi. Të pranishmit në këtë dëgjesë dhanë mendimin e tyre pro dhe kundër propozimit socialist të reformës administrative territoriale që parashikon që Bashkia e Klosit t’i bashkohet bashkisë Mat dhe të jetë një bashki e vetme. Më pas, dëgjesa e fundit u zhvillua në Pallatin e Kulturës “Shefqet Doda” me banorët e Njësisë Administrative Burrel. Edhe në këtë dëgjesë të pranishmit që morën fjalën dhanë mendimin e tyre në lidhje me draft-projektin e propozuar nga mazhoranca socialiste në parlament, që parashikon shkrirjen e 15 bashkive në të gjithë vendin dhe bashkimin e tyre me bashki më të mëdha. Pas zhvillimit të tetë dëgjesave publike në të gjitha Njësitë Administrative të Bashkisë Mat, Këshilli Bashkiak, pritet të mblidhet dhe të dalë me një vendim zyrtar, i shoqëruar me mendimin qytetar, që do t’i dërgohet parlamentit.