“ZHDUKET” KONTENIERI I MBETURINAVE NË VABLI, UDHËTARËT NDOTIN BREGUN E LIQENIT

0
22

Zona më e bukur e luginës së Shkopetit, ajo e vendit të quajtur “Vabli”, është e ndotur. Shkak për këtë është bërë zhdukja e kontenierit të cilin Bashkia e Matit e kishte vendosur prej disa vitesh në mënyrë që të gjithë udhëtarët apo ata që shkojnë direkt për të vizituar këtë luginë piktoreske të kishin mundësi t’i hidhnin mbeturinat në vend të caktuar. Por prej ditësh kontenieri mungon dhe nuk dihet se ku ka përfunduar.

Pas zhdukjes së kontenjerit ka nisur ndotja e madhe e bregut të liqenit. Të gjithë ata që ndalohen pranë burimit të ujit në këtë vend, hedhin mbetje të ndryshme të produkteve që konsumojnë.

Ndërkohë ende vazhdon të jetë e ulët ndërgjegja qytetare për të mbajtur pastër mjedisin, sidomos në një zonë kaq të bukur si ajo e Shkopetit.

Sakaq, specialistët e mjedisit mendojnë që autoritetet duhet të hetojnë për zhdukjen e kontenierit, pasi policia ka mundësi ta zbulojë nga kamerat e sigurisë së bizneseve pêrgjatë rrugës drejt Skurajve apo Burrelit.