Banorët e këtij pallati në lagjen e re të Bulqizës përballeshin prej 15 vitesh me ndotjen që shkatohej nga kjo pusetë në hyrje. Rreth 2 javë më parë, banorët e ngritën këtë shqetësim ndaj pushtetit vendor i cili nuk kishte marrë asnjë masë me gjithë kërkesat e bëra nga ana e tyre në mënyrë të vazhdueshme.
Pas bërjes së problemit mediatik, Bashkia Bulqizë ka bërë të mundur mbylljen me kapak të kësaj pusete e cila ishte edhe e rrezikshme për fëmijët.
Banorët falenderojnë median e cila bëri që Bashkia Bulqizë të reflektojë pas 15 vitesh.