Komisioni Zgjedhor i Partisë Demokratike ka hapur garën për kandidatët që duan të bëhen pjesë e zgjedhjeve për kryetarin e ri të partisë që do të mbahen më datë 13 qershor.

Në njoftimin e këtij komisioni shkruhet se përzgjedhja e kandidatëve do të bazohet në kohën që ata kanë në parti, kontributin, aktivizimin në jetën politike të vendit etj.

Po ashtu kandidatët për kryetar të PD duhet të mbrojë interesat e PDSH dhe të ketë reputacion në radhët e anëtarësisë dhe shoqërisë.

Afati i fundit për dorëzimin e interesimit për të kandiduar për kreun e PD do të jetë data 22 maj.

“Çdo kandidat, që plotëson kriteret statutore të mësipërme ka të drejtë të paraqesë kërkesën për konkurrim pranë Sekretarisë së Komisionit, në selinë qëndrore të Partisë Demokratike, duke plotësuar Formularin e miratuar me vendim të Komisionit”, shkruhet në njoftimin e Komisionit Zgjedhor në PD.

Zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike u caktuan pas mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar.