Ministrja e Arsimit Besa Shahinit shpall datën e zgjedhjeve në Universitete më 30 korrik 2020. Shahini deklaron se për arsye të zgjidhjes së shumë çështjeve të shkaktuara si pasojë e përfundimit të mandateve të autoriteteve drejtuese, me propozim të rektorëve të universiteteve publike ka shpallur datën e zgjedhjeve më 30 korrik.

Besa Shahini ne facebook

’Për arsye të zgjidhjes së shumë çështjeve të shkaktuara si pasojë e përfundimit të mandateve të autoriteteve drejtuese në IAL, me propozim të rektorëve të universiteteve publike shpallim datën e zgjedhjeve në IAL më 30 korrik, 2020.
Urdhri nr. 108, i datës 08.05.2020, që shtyu pa afat zgjedhjet për autoritetet dhe organet drejtuese në IAL për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga pandemia e COVID-19, ngarkonte IAL-të të vijojnë me përgatitjet për zgjedhje dhe rektorët konfirmuan se të gjithë universitetet janë gati’’.

Kjo ceshtje ka shkaktuar debate gjate muajve te fundit, pasi Ministrja Shahini tentoi te organizonte zgjedhjet qe ne maj, ne kohen qe vendi vuante pasojat e pandemise se koronavirusit dhe fakultet ishin te mbyllura. Edhe data 30 korrik ka shume paqartesi, pasi viti I ri akademik nuk ka filluar ende dhe studentët nuk jane ne auditore, pa llogaritur faktin se vendi po perballet me nje vale te re infektimesh me covid 19.