Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ishte politikania e parë që votoi në zgjedhjet e 25 prillit, që në momentet e para të hapjes së kutive të votimit.

Monika Kryemadhi votoi në kopshtin 31 në njësinë nr.5 në Tiranë.

Në momentin që hodhi fletën në kutinë e votimit, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi iu uroi mbarësi të gjithëve.