Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ditën e sotme nga Tirana ka dhënë një mesazh  për të gjithë shqiptarët, jo vetëm të Shqipërisë por edhe të Kosovës.

Ai është shprehur se shqiptarët dhe kosovarët kanë nevojë për ndryshim.

Nga Tirana, teksa u prezantuan kandidatët për deputetë të Vetëvendosjes për zgjedhjet e 25 prillit, Kurti vlerësoi kontributin e Boiken Abazit.

“Ju falënderoj që i jepni përgjigjur pozitivisht kërkesës sonë. E falënderoj qendrën e Vetëvendosjes në Tiranë dhe Boiken Abazin. Këtë pranverë mbushen 15 vite që njihem me Boikein, ai është një aktivist i pa thyeshëm dhe njeri i pa korruptueshëm. Shqiptarët kanë nevojë për ndryshime dhe ata të Kosovës.”, tha Kurti.