Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi të dhënat nga numërimi i 2699 qendrave të votimit në të gjithë vendin, pas përfundimit të votimit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Kështu deri tani nga 2699 qendra votimi të numëruara nga 5199 qendra votimi në total, PS ka marrë 48.82 % të votave, PD-AN 39.27 %, LSI 7.03 %, PSD 2.13 %, Nisma Thurje 0.61 %, LN 0.47 %, BD 0.51 %, PLDSH 0.30 %, LRE 0.23 %, ADR 0.19 %, PBK 0.12 %, ABEOK 0.09 %.
Në të gjithë vendin vijon numërimi i votave në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.1 nga 2