Zedhendesja e Partise Demokratike Ina Zhupa ka fajesuar kryebashkiakun e Tiranes, Erion Veliaj per vdekjen e dy punetoreve, që rane nga skela. Zhupa shprehet se kompanite private qe punonin jashte çdo parametri teknik, u kontraktuar nga bashkia e Tiranes.
Zedhendesja e Partise Demokratike, Ina Zhupa ka fajesuar kryebashkiakun e Tiranes Erjon Veliaj, per vdekjen e 2 punetoreve, te cilat rane nga skela e pallatit, ku po kryeheshin punime, 2 dite me pare.
Ne nje reagim ne Facebook, zedhendesja e selise blu theksoi se dy kompanite Skele Syla dhe Xhimi SHPK, te kontaktuara nga bashkia e Tiranes, kryenin punime jashte çdo parametri teknik dhe kryebashkiaku veliaj ka pergjegjesi per ngjarjen, po aq sa keto kompani.
Zhupa e paralelizoi ngjarjen e 16 gushtit ne Tirane, ku humben jeten Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodrën, me vdekjen e 17 – vjeçarit Ardit Gjoklaj ne Landfillin e Sharres, 3 vite me pare, per te cilen akuzoi si pergjegjës kryesor kryebashkikun Erion Veliaj dhe institucionin i tij si autoritet kontraktor i kontratave publike te firmosura .