Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar së fundmi axhendën dhe stadiumet ku do të luhen sfidat e Play Out-it të Kategorisë së Parë.  Finalja e Play Out-it mes Burrelit dhe Pogradecit do të luhet në Rrogozhinë në stadiumin “Egnatia Arena” në 26 Maj në orën 16:00. 

Fillimisht përballja mes matjanëve dhe pogradecarëve ishte planifikuar që të luhej në datën 23 maj, por më pas FSHF ka njoftuar se kjo sfidë do të luhet të premten e 26 majit. 

Kjo është ndeshja vendimtare që përcakton nëse Burreli do të luajë sezonin e ardhshëm në kategorinë e parë apo do të zbresë në kategorinë e dytë.

Sfida pritet të jetë shumë e vështirë edhe për faktin se pogradecarët që drejtohen nga një ish trajner i Burrelit, Samuel Nikaj do të kërkojnë me ngulm që të ngjiten në kategorinë e parë.

Sfida e dytë që do të përcaktojë ekipet e zonës play out për katëgorinë e parë është edhe takimi mes ekipit Lushnja që synon qëndrimin në kategori dhe ekipi “Valbona” i Tropojës që pretendon ngjitjen në të parën.