Nga viti në vit, festat e fundvitit po i largohen festimeve në mënyrë të organizuar. Ndonëse dikur për çdo festë si ato fetare, por edhe e ndërrimit të motive bëheshin vizita tek njëri – tjetri, vitet e fundit është zbehur. Qytetarët thonë se shkaqet janë të ndryshme, por kryesore mbetet largimi i njerëzve. E këtë e kanë ndjerë më së shumti banorët e fshatrave. Në fshatin Plan i Bardhë të bashkisë Klos, të paktët banorë që jetojnë ende aty janë të moshës së tretë. Beqir Suldisha shprehet se tashmë në fshat kanë mbetur kullat e zbrazëta e të rrënuara dhe tek tuk ndonjë i moshuar. Për Beqirin as ndërtimi i rrugës së Arbrit dhe as i ujësjellësit për ujin e pijshëm, nuk i kanë rikthyer të larguarit, që ta popullojnë sërish Planin e Bardhë në të cilin dikur jetonin rreth 350 familje. Sipas tij, edhe festat janë venitur pasi nuk ka më banorë tek të cilët mund të shkosh për vizitë apo të vijnë ata tek ti.

  Fshati Plan i Bardhë në bashkinë e Klosit, edhe këto ditë feste të ngjan me një fshat të pabanuar, për shkak të ndërtesave të rrënuara të cilat janë braktisur prej vitesh e vazhdimisht.