Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, zhvilloi sot një takim me kryetarët e Partisë Socialiste në 61 bashkitë e vendit.

Lajmi konfirmohet nga selia rozë për mediat teksa janë zbardhur edhe detaje.

Mësohet se në takimin, që u zhvillua në selinë e PS-së, u diskutua lidhur me rregjistrin digjital të Partisë Socialiste, procesin e analizës dhe zgjedhjet në nivel vendor të partisë që do të zhvillohen gjatë vjeshtës.