Një krim i rëndë në familje u shënua rreth orës 14 e 30 minuta të ditës së sotme. Ngjarje ndodhi në fshatin Xibër- Hane të Klosit. Burime nga policia thanë se dy vëllezër pas një konflikti të çastit janë përplasur fizikisht e më pas sherri ka degjeneruar në përdorimin e armës. Sipas policisë fillimisht shtetasi Sali Dakuci ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë ndaj vëllait Kujtim Dakuci dhe nipit të tij e F.D. këtë të fundit u transportuan menjëherë me një automjet privat drejt sp[italit të Burrelit por mësohet se gjatë rrugës ka humbur jetën Kujtimi, ndërsa djali i tij ndërroi jetë në qendrën spitalore të Klosit ku ishte ndalur për të marrë ndihmën e parë. Pas kësaj ngjarjeje, mësohet se autori Sali Dakuci vëlla me Kujtimin dhe xhaxha i F.D ka qëlluar veten në banesë.
Ende nuk dihen rrethanat e vërteta të ngjarjes, por dyshohet se konflikti ka qenë për pronësinë. Policia dhe grupi hetimor janë në vendin e ngjarjes për të zbadhur shkqet e vërteta që çuan në këtë masakër të rëndë brenda familjes.