Grabitje në një karburant në Klos, dy persona me maska kërcënojnë punonjësin dhe marrin paratë nga kasaforta

Grabitje në një karburant në Klos, dy persona me maska kërcënojnë punonjësin dhe marrin paratë nga kasaforta

Një pikë karburanti është grabitur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Klosit, në Mat. Sipas të dhënave paraprake, autorë të ngjarjes janë dy persona të maskuar, të cilët kanë kërcënuar punonjësin dhe kanë marrë paratë që ndodheshin në kasafortë. Mësohet se njëri prej grabitësve ka mbajtur nën kontroll punonjësin, ndërsa tjetri ka marrë shumën e parave dhe më pas të dy janë larguar. Deri më tani nuk dihet vlera e parave të grabitura dhe as nëse autorët kanë qenë të armatosur. Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të grabitjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.