Seanca Gjyqësore e Kryebashkiakut Veliaj Shtyrë, Akuzat Për Transferim me Urdhër të Ramës
Seanca Gjyqësore e Kryebashkiakut Veliaj Shtyrë
Seanca gjyqësore për kryebashkiakun Veliaj është shtyrë për datën 17 nëntor. Kryebashkiaku nuk ishte i pranishëm në këtë seancë, por iu drejtua gjykatës përmes një letre të përcjellë nga avokati i tij, Plarent Ndreca.
Në letrën e tij, Veliaj shprehet: "E nderuar zonja gjykatëse, siç jeni vënë në dijeni nga Avokati i Popullit, jam rrëmbyer nga paraburgimi i Durrësit pa u treguar urdhri sekret. Përgjigjen e mora të premten nga ministri i Drejtësisë, Toni Gogu. Më tha se jam transferuar me urdhër të Ramës."
Ai më tej shton: "Do ta dija për nder nëse do të më shtoheshin akuza të tjera për prishjen e rendit kushtetues. Urdhri i kryeministrit është i paligjshëm. Kërkon hetim të plotë, të thellë dhe të pavarur. Po e lë në dorën tuaj."
Ndërkohë, Gjykata, ndër të tjera, u shpreh: "Nuk jemi kompetentë për transferimin dhe Drejtoria e Burgjeve nuk e ka njoftuar gjykatën. Verifikimi u përket organeve të tjera kompetente."