Dhjetra familje të fshatit Zall-Rripë në njësinë administrative Gurrë në bashkinë e Klosit janë pa rrjet të furnizimit me ujë të pijshëm. Banorët e këtij fshati e sigurojnë ujin në burime alternative. Disa përdorin burimet natyrale, disa të tjerë kanë hapur puse e pak familje janë bërë bashkë dhe kanë marrë burime ujore në mal.
Banorët shprehen se dikur ju është premtuar furnizimi me ujë nga ujësjellësi i fshatit Rripë, por projekti nuk u finalizua. Banorët kërkojnë që të përfshihen bashkë me fshatin Dom në ujësjellësin që po ndërtohet në njësinë Administrative Suç. Por sipas banorëve fshati nuk ka as ujë vaditës.
Nga ana tjetër banorët shpresojnë se një ditë edhe këto dy probleme në fshatin e tyre do të zgjidhen.