Banorët e fshatrave Zall – Rripë e Dom në Njësinë Administrative të Gurrës po përballen me probleme të shumta. Ndonëse janë dy fshatra me prioritet të zhvillimit në bujqësi, ato nukkanë njohur asnjë investim që pas viteve 90-të. Banorët ankohen se rruga e fshatit të tyre përdoret vetëm në stinën e thatë, ndërsa me nisjen e reshjeve të shirave në vjeshtë apo stinës së dimrit, rruga kthehet e pakalueshme. në të gjithë gjatësinë e kësaj rruge mungojnë kanalet kulluese anësore.
Po ashtu, banorët thonë se po vuajnë mungesën e ujit vaditës e kjo ka bërë që tokat të mbeten djerr dhe të rinjtë të largohen jashtë shtetit. Ujin e pijshëm ata e kanë siguruar nëpërmjet hapjes së puseve apo burimeve natyrale. Banorët thonë se edhe pse rreth tyre janë ndërtuar 2 ujësjellësa si ai i Frankthit e ai i njësisë Suç, Zall – Rripa e Domi nuk janë përfshirë.
Por këto nuk janë problemet e vetme, pasi banorët ankohen edhe për rrezikun që ju kanoset kur kalojnë mbi urën tip pasarelë të Domit. Banorët e këtyre fshatrave thonë se janë të braktisur nga Bashkia e Klosit.
Mes problematikave të tjera, banorët shtojnë edhe atë të mungesës së transportit të fëmijëve deri tek shkolla e Suçit.