Njësia Administrative Xibër është një ndër njësitë më të vështira në rrethin e Matit. Për shkak të terrenit në të cilin ndodhet, problemet në të vazhdimisht kanë qenë të shumta. Një ndër problemet me të cilat përballeshin banorët e kësaj njësie ishte edhe shërbimi parësor shëndetësor. Transporti i të sëmurëve nga kjo njësi për në spitaline e Burrelit është bërë me mjete të përshtatura për terrenin e jo mjete posaçërisht për transportimin e të sëmurëve. Ndërkohë me ndërhyrjen e kryetarit të Bashkisë Klos, Basir Çupa dhe me mbështetjen e shoqatës ”Shpresa e Re” në Burrel, është arritur të sigurohet një mjet autoambulancë i cili i është dhuruar qendrës Shëndetësore Xibër. Administratori i Xibrit, Fitim Hoxha thotë se tashmë ky problem është zgjidhur.
Autoambulanca e re do tju shërbejë rreth 3500 banorëve të Xibrit, për tu transportuar drejt spitalit të Burrelit apo spitaleve të tjera.