Banorët e Njësisë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit janë prodhuesit më të mëdhenj të domates në Qarkun Dibër. Sasia e mbjellë përlliogarit të jetë në 200 mijë rrënjë me një prodhim prej 1 mijë ton domate. Janë mbi 100 fermer në të gjithë njësinë që kanë kultivuar domate dhe 95% të prodhimit e çojnë në Tiranë. Opor ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit fermerët po përballen me vështirësi të mëdha pasi çmimi është i papërfillshëm, 20 lekë për kilogram. Kjo sipas fermerëve nuk mbulon as koston e prodhimit e atë të transportit.

Fermerët e kultivimit të domates në Xibër kërkojnë ndërhyrjen e shtetit që të rregullojë tregun. Ata kërkojnë që të shtohen pikat e grumbullimit me shumicë në Tiranë si dhe të kufizohet importi në periudhën e prodhimit vendas.

Për të transportuar prodhimin e domates drejt Tiranës fermerët e Xibrit përdorin rrugë të dëmtuara dhe shumë të vështira.