Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës Xhelal Mziu ka udhëtuar ditën e sotme drejt Majës së Ilnicës. Mziu thotë se i është dashur të bëjë më shumë se dy orë rrugë në këmbë për të mbërritur atje ku sipas tij njerëzit janë larguar nga mungesa e shtetit. Ai ka publikuar foto me disa banorë të zonës ndërsa ka bërë edhe një pjesë të rrugës me kalë.
Mziu shprehet se ky fshat është 9 km larg qytetit, por i lënë në harresë nga bashkia, ku prej katër ditësh nuk ka as energji elektrike. Ai shprehet se banorët kanë zbritur në qytet për të karikuar celularët. Ish-kryebashkiaku i Kamzës shton se kjo do të marrë fund më 25 Prill, duke theksuar se qeveria Basha ka në programin e saj mbështetjen për infrastrukturën, mbështetje për bujqësinë, investime në infrastrukturën turistike.
“Nga maja e Ilnicës do të vijë Stuhia (murlani) i fitores! Pas më shumë se dy orësh rrugë në këmbë, arritëm në fshatin Ilnicë. Aty ky njerëzit kanë janë larguar nga mungesa e shtetit! Fshati është vetëm 9 km larg qytetit, por që Bashkia dhe Qeveria e kanë harruar se ekziston edhe në hartë. Rruga e pa hapur, Bashkia nuk ndjehet fare, madje pasi e hapin banorët me lopata shkon fadroma dhe bën foto, duke i kthyer fadromistët në fotografë mashtrues.
Prej 4 ditësh nuk ka energji, ndërsa banorët kanë zbritur në qytet për të karikuar celularët. Qeveria ka kapitulluar! Bashkia është dorëzuar! OSHE një organizatë mafjoze për të vjedhur vota! Kjo është kriminale Pushteti ka braktisur misionin dhe ka dalë të vjedhë vota për të mbajtur bandën në pushtet!Kjo duhet të marrë fund,me 25 prill! Qeveria Basha ka në programin e saj mbështetjen për infrastrukturën, mbështetje për bujqësinë, investime në infrastrukturën turistike. Pagesën e librave për nxënësit, dhe hapjen e Universitetit të Dibrës”, shkruan Mziu.